Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ka organizuar sot aktivitetin “Dita Fushore e Misrit”, ku u prezantuan 52 hibride të ndryshme. Drejtori i qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore Kostandin Hajkola, bëri të ditur se aktualisht çmimi i misrit po arrin në rreth 35 lekë për kilogram, çka konsiderohet një zhvillim pozitiv për fermerët. Ai theksoi se këtë vit situata e tregut është ndikuar edhe nga fakti që në disa vende të rajonit misri ka pësuar dëmtime për shkak të kushteve të motit, ndërsa në Shkodër rendimentet janë më të qëndrueshme.
Drejtoresha e Entit Shtetëror, Luiza Sallaku vlerësoi rëndësinë e përhapjes së teknologjive të reja bujqësore.
Nga ana tjetër, një fermer pjesëmarrës u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura, duke theksuar se ka arritur të kultivojë deri në 12 kuintalë misër për dynym.
“Dita Fushore e Misrit” është një traditë e përvitshme që synon të mbështesë fermerët me njohuri, eksperienca dhe risi në kultivimin e misrit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKULTIVOI 137 BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHET 54 VJEÇARI
Artikulli tjetër“XHAMIA E PLUMBIT” TËRHEQ TURISTË TË HUAJ