Është organizuar në qytetin e Shkodrës panairi në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Artizanëve dhe Zejtarëve. Në këtë panair morën pjesë artizanë jo vetëm nga Shqipëria por edhe Mali I Zi dhe Kosova. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se mbështetja e artizanëve është një prioritet prej më shumë se 26 vitesh.

Kryetari I Shoqatës së Artizanëve, Zef Gjini thotë se tashmë organizimi I këtij panairi është kthyer në një traditë në Shkodër.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti I Dhomës së Zejtarëve në Malin e zi Slobodan Starcevic I cili vlerësoi bashkëpunimin me artizanët në Shkodër.

Tereze Gega, presidentja e Dhomës Kombëtare të Zejeve në vendin tonë ka një falenderim për kryetarin e Shoqatës së Artizanëve të Shkodrës, që mundësoi organizimin e këtij aktiviteti.

Panairi do të jetë I hapur në datat 5 dhe 6 gusht në pedonalen përballë bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakPËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I “RRUGËS SË GËSHTENJAVE”
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA REAGON PAS DEKLARATAVE TË SALI BERISHËS: DO PËRDORIM TË GJITHA INSTRUMENTET PËR T’U PËRBALLUR ME KORRUPSIONIN E PANDËSHKUESHMËRINË!