Në kuadër të Ditës Ndërkomëtare të Fëmijëve, 20 Nëntorin Bashkia Shkodër organizoi aktivitet informues dhe sensibilizues. Në pedonale u vendosën disa kënde informuese, me anë të të cilëve qytetarët mund të marrin informacion e të njihen me shërbimet dhe aktivitetet që zhvillohen pranë qendrave komunitare “Për Familjen” dhe organizatave partnere, me fokus mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Këtë vit për shkak të COVID 19 aktiviteti i -20 Nëntorit është konceptuar me shumë si një aktivitet ndërgjegjësues me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Dhuna ndaj fëmijëve mbetet një fenomen negativ edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin, shëndetin, mirëqënien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre e të vendit.

Në bashkinë Shkodër aktualisht është shtrirë dhe funksionon rrjeti i shërbimeve komunitare për fëmijët dhe familjet në 5 lagjet e qytetit dhe po shtrihet gradualisht edhe pranë njësive administrative, duke qenë prezent dhe sa më afër për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit.