Në ditën botërore pa duhan Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe shkollën e mesme “Oso Kuka” zhvilluan një aktivitet sensibilizues për efektet anësore të duhanpirjes, kryesisht tek moshat e reja. Jozefina Delija, përfaqësuese e OSHKSH shpjegon përzjedhjen e të rinjve për këtë aktivitet dhe qëllimin që kishte i gjithë diskutimi i zhvilluar me ta.

Jozefina Delia shton se konsumi i duhanit u rrit ndjeshëm pas përhapjes së pandemisë, si pasojë e rritjes së nivelit të stresit tek popullata.

Më të prekur nga ky fenomen janë moshat e reja, ndaj nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” përmes këtij aktiviteti zgjodhën të shpërndajnë mesazhe për bashkëmoshatarët duhanpirës. Në shenjë simbolike ato dogjën një paketë të cigareve, për t’I thënë “STOP!” këtij fenomeni që dëmton rëndë shëndetin.

 

Artikulli paraprakGAZETARJA DHE LEKTORJA AMERIKANE LEKSION TË HAPUR ME STUDENTËT E GAZETARISË
Artikulli tjetërFINALIZOHET ME SUKSES PROJEKTI “YEEP SHKODRA”