Periudha më e qetë që pas përhapjes së pandemisë një vit më parë. Kështu e ka cilësuar muajin qershor, Dhurata Hysa, shefja e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Hysa shton se gjatë javës së fundit ka rënë në mënyrë drastike edhe numri I rasteve të reja me COVID-19, ndërsa si pasojë është ulur edhe numri I testimeve që bëhen çdo ditë.

Ndikim të madh sipas epidemiologes ka patur edhe vaksinimi me ritme të shpejta në Shkodër.

Hysa shton se gjatë kësaj kohe nuk janë identifikuar raste të riinfektimit edhe pse qytetarët disa herë kanë shfaqur shqetësimet e tyre për rikthimin e infektsionit.

Duket se më në fund, qyteti I Shkodrës, pas më shumë se një viti përballje me pandeminë COVID-19 po I rikthehet normalitetit.

Artikulli paraprakMEGAOPERACIONI, REAGON ÇUÇI: PROCES PASTRIMI NGA ATA QË NUK E MERITOJNË TË JENË NË RADHËT E AGJENCIVE LIGJZBATUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, “LETËRSIA SHQIPE DHE TRANZICIONI”