
Doktor Sherif Bundo ka promovuar në Shkodër tre librat e tij të fundit “Kur ekonomia e mund politikën”, “Një pyetje e vështirë” dhe “Përmes punës, parasë dhe fjalës”. Librat e profesor doktor Bundos, u promovuan në mjediset e hotel “Colosseo” përballë një auditori me pedagogë dhe studentë të universitetit të Shkodrës në të cilin dha mësim për disa vite. Doktor Bundo u shpreh për mesazhin që synon të përcjellë për lexuesin përmes librave të tij.
Doktor Bundo tregon se cilat janë tre shqetësimet e mëdha me të cilat po haset sot shoqëria shqiptare.
I pranishëm në prezantimin e tre librave në Shkodër, qyteti i dytë pas Tiranës, ishte profesor Rejnald Muça, një prej ekonomistëve më të mirë në vend i cili foli për librin “Kur ekonomia mund politikën” duke theksuar se profesor doktor Bundo sjell raportin me të vërtetën si një prej problemeve kryesore të shoqërisë shqiptare.
Pedagogu i njohur i gazetarisë në fakultetin e Tiranës Zylyftar Bregu duke folur për librin “Një pyetje e vështirë”, sipas tij profesor doktor Bundo i ka dhënë një dimension të ri mënyrës se si e koncepton pyetjen.
Agron Xhagolli, ish drejtor i institutit të kulturës popullore në Akademinë e Shkencave veçoi dollinë që profesor doktor Bundo e trajton si një vlerë të shqiptarëve.
Ndryshe nga më përpara librat e profesor doktor Sherif Bundos nuk janë e një natyre të pastër akademike nga e cila ai vjen por janë botime që do t’i shërbejnë të gjithëve ndërsa ka prekur disa prej problemeve kryesore të jetës, anës sociale, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.






