“Trojet Arbnore” është dokumentari i shfaqur në mjediset e hotel Colosseo për atë që dikur ishte principatë, zona e Pultit e cila sot është një njësi administrative e bashkisë Shkodër.

Ky dokumentar u organizua në bashkëpunim të shoqatës Spani dhe shoqatës Treva. Gjatë aktivitetit u propozua që Pulti për vlerat që mbart të shpallet monument kulture i mbrojtur nga shteti..

Pulti është një krahinë historike e cila ka dhënë një kontribut të shquar u shprehën organizatorët..

Pas fjalimeve të rastit në sallën e Hotel Colosseo u shfaq dokumentari i përgatitur duke sjellë fakte historike dhe kulturore të burrave, grave dhe familjeve me histori mijëravjeçare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINDONEZI, 168 TË VDEKUR NGA CUNAMI
Artikulli tjetërSHKODËR, BESIMTARËT NË SHIROKË MIRËPRESIN MARTIRËT