Në prag të ditës së mësuesit është prezantuar sot dokumentari me titullin “Njeriu që flet edhe me mungesën e tij” në nderim tëmësuesit Hasan Meti, i cili gjatë jetës së tij dha shumë për arsimin në Mjedë dhe në Vaun e Dejës. Dëshira që figura e këti mësuesi shëmbull të përjetësohej e ka shtyrë gazetarin e njohur Defrim Methasani të realizonte këtë dokumentar.

Ndërkohë vajza e madhe e të ndjerit, Fatma Meti e cila ashtu si ati ka ndjekur gjurmët e babit ndihet krenare për këtë vlerësim.

Hasan Meti u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare. Për rreth 40 vite ai dha kontributin e tij në arsim për breza me rradhë.