“Heroi Njeri” është dokumentari kushtuar Zef Gjonit, aktivist i ngjarjeve të fillim viteve ’90 por edhe trajner i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare të boksit. Gjoni ka rrëfyer pjesën më të rëndësishme të jetës së tij. Zef Gjoni tregon se si u akuzua për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997 u u vranë katër polic.

Zef Gjoni rrëfen edhe ardhjen e shenjtores Nënë Tereza në vitin 1992 në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër .

Pengu më i madh i jetës së Zef gjonit është fakti që ende nuk janë gjetur eshtrat vëllait të tij .

Zef Gjoni ka marrë pjesë në organizimin e meshës së parë në Shqipëri tek varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër por edhe shumë protesta asokohe. Pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar sportit të boksit duke qenë trajneri absolut sa i përket titujve kampion, Kupës së Shqipërisë dhe medaljeve ndërkombëtare. Ky dokumentar u realizua me regjinë e Marviks Shantojës dhe drejtor fotografie Artur Drabeja ndërsa u transmetua i plotë në Star Plus Tv.