Rikonstruksioni i rrugëve “Besa Shqiptare” dhe “Rruga e Paqes” në lagjen nr. 2 të qytetit, po shkojnë drejt fundit. Është një investim shumë i rëndësishëm në një zonë rezidenciale të qytetit, ku ka qenë domosdoshmëri ndërhyrja.

Sipas projektit, janë përfunduar infrastruktura nëntokësore, duke lidhur banesat me kanalizimet e ujrave të zeza dhe rrjetin e ujësjellësit, kanalizimet e ujrave të bardha, trotuaret, sipërfaqen asfaltike dhe sinjalistikën. Së shpejti, kjo rrugë do të plotësohet edhe me ndiçimin publik në atë zonë ku mungon.

Përfundimi i rikonstruksionit krijon akses më të mirë për banorët e zonës por edhe ofron një sërë sherbimesh që deri tani kanë munguar. Investimet në qytetin e Shkodrëd dhe njësitë administrative vazhdojnë sipas buxhetit të miratuar për vitin 2021.

Artikulli paraprakPROFESOR ARBEN PRENDI : EMIGRIMI DHE MESATARJA SHKAKU I BRAKTISJES SË SHKOLLËS
Artikulli tjetërSHKODËR, LIBRA TË RINJ NË SHKOLLA PËR TRE KATEGORI