Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, bashkia Shkodër ka marrë masat për rikonsutruksionin e disa shkollave të cilat nuk kanë ofruar kushte të mira për zhvillimin e procesit mësimor. Drejtori i arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivziku tha se po kryhen punime në 23 shkolla në qytet dhe njësitë administrative.
Drejtori Ivziku tha se këtë vit i është kushtuar vëmendje ngrohjes përmes kaldajës.
Përgatitjet përfundojnë me procesin e dezinfektimit të shkollave.
Gjatë gjithë verës, drejtoria e arsimit në bashkinë Shkodër ka vënë në zbatim disa nga projektet e miratuara për rikonstruksionin e plotë dhe të pjesshëm të 23 shkollave, për t’i ofruar nxënësve dhe mësuesve kushtet më të mira gjatë procesit mësimor.