Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Gj. P., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar. Akualisht po merr mjekim në spitalin e Pukës.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. P., banues në fshatin Juban dhe Q. H., banues në fshatin Dobraç i Ri, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIBRI “ASAJ”, 21 HISTORI TË GRAVE TË DHUNUARA
Artikulli tjetërPARLAMENTARET 2025/ AMBASADORI I OSBE: PROBLEM, RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË VOTIMIT!