Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K. O., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin S. H., 58 vjeç, sepse me automjetin trajler tip “Volvo” që dejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi S. T., 38 vjeç.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë, rezultoi se nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti në subjektin (vendparkim automjetesh) që administronte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi K. L., 49 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen “Vojo Kushi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT BËN BILANCIN E MUAJIT SHTATOR: 82 OPERACIONE ANTIKRIM DHE 527 TË ARRESTUAR, MBI 10 MIJË BIMË KANABISI TË ASGJËSUARA! U ARRESTUAN DHE 148 SHOFERË
Artikulli tjetërDOGJËN KARRIGET JASHTË KUVENDIT, POLICIA E TIRANËS ÇON NË SPAK 23 DEPUTETË TË PD