Moti i keq me reshje shiu, erëra të forta dhe reshje bore ka shkaktuar probleme në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës sa i përket energjisë elektrike duke bërë që shumë zona të mbesin në errësirë. Drejtori Rajonal i Operatorit Rajonal të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Shkodër Armando deklaroi se pas 3 ditësh intensive pune aktualisht e gjithë zona e Shkodrës furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike.

Drejtori i OSHEE Zhuka deklaroi se strukturat e OSHEE janë në terren edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Një urim kreu i OSHEE në Shkodër ka edhe për festat e fundvitit.

Ditët e fundit shumë fshatra të njësive administrative kaluan netët në errësirë për shkak të defekteve të shumta dhe rrjetit të amortizuar elektrik nga stuhitë e forta por pavrësisht kësaj OSHEE ka punuar me orë të gjata duke rikthyer energjinë në shumë prej këtyre zonave.