Viti 2021 ka njohur një rritje të kriminalitetit krahasuar me vitin 2020 deklaroi drejtori i policisë vendore të Shkodrës Hamdi Fjora gjatë analizës njëvjeçare.

Drejtori i policisë së Shkodrës veçoi zbardhjen e vrasjes së Endri Mustafës në fund ta majit të vitit të kaluar (2021) duke thënë se në ngarkim të autorit ka të dhëna se ka kryer disa vrasje në tri vitet e fundit në Shkodër.

Në vitin që lamë pas (2021) shqetësuese për policinë e Shkodrës është edhe rritja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me 2020-ën.

Kreu i policisë së Shkodrës tregoi edhe prioritetet e këtij viti.Ndërkohë një ulje kanë pësuar krimet kundër pronës, krimet ndaj mjedisit ndërsa janë rritur rastet e trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik dhe financiar.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KREU I POLICISË NANO: REAGONI MË FORT NDAJ KRIMIT
Artikulli tjetërSALIANJI NË KUVEND: VETËM LAJME TË ZEZA PËR SHQIPËRINË KËTO KOHË