Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti i ka dhënë përgjigje akuzave të fundit lidhur me grumbullimet e qytetarëve pranë dyerve të spitalit.

Drejtori Dajti tha se përparësi do të kenë operacionet ndërsa për rastet e vizitave janë fashot e orarave të përcaktuara në bazë të një urdhëri të brendshëm. Drejtori Dajti i bën thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të respektojnë oraret e përcaktuara.

Fushata elektorale ka nisur e egër shprehet drejtori Dajti ndërsa i bën thirrje politikanëve që asnjë prej tyre të mos keqinformojë sepse nuk është mirë as për bluzat e bardha dhe as për qytetarët.

Sa i përket rasteve të COVID-19 drejtori i spitalit të Shkodrës tha se situata po vijon të menaxhohet në mënyrën e duhur dhe se spitali i Shkodrës deri më tani e ka përballuar në kushte normale.