Disa ditë më parë drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale Arsimore Lezhë për programin e edukimit përmes kulturës në institucionet arsimore. Ky program synon edukimin e nxënësve për trashegimit kulturore jo materiale të disa disiplinave të ndryshme që janë të trashëguara ndër breza.

Menjëherë pas firmosjes së kësaj marreveshjeje DRTK Shkodër nisi punën ku sot zhvilloi një dialog mbi trashëgiminë kulturore me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Liria”.

Për shkak të Covid 19 programi nuk do mund të shtrihet në të gjitha shkollat e qytetit por vetem në disa prej tyre thekson Bilali.

Në muajt në vijim parashikohen një sërë aktivitetesh që do i vijnë në ndihmë nxënësve si vizita në muze, parqe arkeologjike, kala apo panaire libri.