Ditët e fundit ka patur disa shqetësime të prindërve të cilët kanë fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet publike të qytetit të Shkodrës. Shumë prej këtyre prindërve janë keqinformuar duke iu thënë se kopshtet dhe çerdhet nuk do të funksionojnë gjatë muajve të verës.

Një gjë të tillë e hedh poshtë drejtorja e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Shkodër Loreta Lici e cila njofton të gjithë qytetarët se kopshtet dhe çerdhet me drekë do vijojnë të jenë të hapura në Shkodër edhe gjatë muajve të verës deri në orën 16:00.

Drejtorja Lici shprehet se ditët e fundit ka marrë disa shqetësime të prindërve nga kopshte të ndryshme por tashmë të gjithë janë sqaruar duke iu bërë të ditur se kipshteve dhe çerdhet me drekë do vijojnë të jenë të hapura.

Gjatë muajve të verës do të jenë të njëjtët fëmijë që shkojnë në kopshte dhe çerdhe ndërsa drejtorja Lici bën të ditur se kanë nisur regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet e bashkisë Shkodër për shtatorin.

Në Shkodër janë 6 kopshte me drekë që qëndrojnë deri në orën 16:00 ndërsa janë 18 kopshte të tjera që qëndrojnë të hapur deri në orën 13:00. Në njësitë administrative në total janë 28 kopshte por atje për një pjesë të edukatorëve që jetojnë në qytetin e

Shkodrës dhe duhet të shkojnë në fshatra është një sakrificë sepse mungon transporti nga drejtoria rajonale e arsimit dhe duhet të udhëtojnë me mjetet e tyre private ose taksi. Sa i përket çerdheve në Shkodër janë 6 çerdhe me drekë që qëndrojnë të hapura deri në orët 17:30 ndërsa çerdhet vetëm muajin gusht do ta kenë pushim.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON NDRYSHIME NË NIVELET E LARTA TË POLICISË SË SHTETIT: MË SHPEJT SE ISHTE PLANIFIKUAR
Artikulli tjetërULET NUMRI I PUSHUESVE NË PLAZHIN E SHIROKËS