
Drejtoria Rajonale e Kulturës në Shkodër në kaudër të vlerësimit të monumenteve në rrisk ka ngritur një grup pune për të vlerësuar të gjitha monumentet e kulturës që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente. Drejtorja Besara Podgorica ka bërë të ditur se është hartuar një program që parashikon ndërhyrjen në 22 monumente, duke filluar nga kalasa “Rozafa”.
Drejtorja Podgorica shton se qytetarët shkodranë që janë pronarë të banesave historike mund të përfitojnë nga Programi i Bonusit të Rijetëzimit.
Ky program zhvillimi jo vetëm që do të ndihmojë në rivitalizimin e qendrës historike, por do të shërbejë si destinacion i ri turistik gjatë sezoneve verore duke tërhequr turistë nga e gjithë bota.