VAJZA QË SHFRYTËZOHEJ PËR PROSTITUCION ËSHTË DËRGUAR NË QENDRËN E REHABILITIMIT. Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë i dy personave nën akuzën e prostitucionit. V. Th 37 vjeç dhe G. P 41 vjeç janë arrestuar pasi sipas informacioneve të marra shtetësja V.Th në rolin e ndërmjetëses shfrytëzonte për prostitucion shtetasen Z.M duke e detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me persona të ndryshën.

Ndërkohë shtetasi G.P është arrestuar në kushtet e flagrancës duke kryer marrëdhënie seksuale me Z.M. policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 mijë lekë të vjetra, 2 aparate celularë, një automjet tip furgon benc në pronësi të G.P. ndërkohë vajza që shfrytëzohej për prostitucion është dërguar në qendrën e rehabilitimit në Linz në Tiranë. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve G. P, për veprën penale të “Ushtrimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113, i Kodit Penal dhe në ngrakim të shtetases V. Th, për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucioni në Rrethana Rënduese”, të parashikuar nga neni 114/a/1, i Kodit penal.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/tf-agjeaZvY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]