Vijon të paraqitet e qetë situate e krijuar nga përhapja e pandemisë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës . Nga 14 mostrat e dërguara në Tiranë një ditë më parë, vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitive. Duke bërë që numri në total I të prekurve me koronavirus në Bashkinë Shkodër të shkojë në 525 persona, ndër të cilët 65 janë raste aktive.

Ndërsa numri I të shëruarve në qarkun Shkodër ka shkuar në 415 persona. Në 24 orët e fundit në spitalin rajonal të Shkodrës janë kryer 76 vizita urgjente nga të cilat 13 raste të dyshuara si pacientë me COVID-19. Ndërkohë fatmirësisht numri i viktimave si pasojë e infektimit me koronavirus vijon të mbetet 35 persona.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po monitoron 58 raste ndërsa të shtruar në spital janë 7 pacientë. Në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë për Shkodrën si raste të dyshuara. Policia dhe institucionet e tjera kanë monitoruar në total 119 subjekte në total, të cilat kanë rezultuar se zbatojnë protokollin e masave për mospërhapjen e COVID-19.

Në bashkëpunim me degën vendore të policisë dhe njësia vendore e kujdesit shëndetwsor vijon kontrolli i personave të cilët janë të karantinuar në banesat e tyre. Në bazë të listës së Policisë u kontaktuan tre familje në të cilën rezultuan pozitivë tre persona , të cilët ndodheshin në gjëndje të mirë shëndetsore duke zbatuar familjarisht kushtet e izolimit.

Qytetarët këshillohen vazhdimisht nga mjekët për zbatimin e masave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Maska mbrojtëse është e detyrueshme të mbahen në ambiente të mbyllura, ndërsa është e nevojshme që të shmangen grumbullimet në mënyrë që qytetarët të mbrojnë veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.