
Ka të paktën një muaj që urën e vjetër të Bunës e ka mbuluar errësira
Kur janë bërë dy vite që nga koha kur u pajis me sistem ndricues, ky I fundit ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti të pësuar dhe askush nuk ka marrë asnjë masë për rikthimin e normalitetit.
Qytetarët të cilët qarkullojnë mbi këtë urë janë të shumtë sidomos gjatë orëve të pasdites kur dalin për ecjen në shëtitoren e Shirokës. Mungesa e ndricimit e ka bërë kalimin në këtë pjesë të qytetit mjaft të vështirë madje duke rrezikuar të kthehet edhe si burim i pastër aksidentesh. Mbi këtë urë qarkullojnë me dhjetra motorcikleta ku një pakujdesi e vogël mund ti kushtojë jetën kalimtarëve.
Nga ana tjetër institucionet përgjegjëse qëndrojnë në heshtje në një kohë kur erresira ka pllakosur të gjithë zonën në fjalë
Për të mos u mjaftuar me Urën e Vjetër edhe Ura e Re ka të njëjtin fat. Pjesa më e madhe e ndricuesve ndodhen jashtë funksionit.
Ajo shërben si nyje lidhëse mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe për më tepër imazhi që krijohet sidomos për turistët është i shëmtuar. Në pjesën më të madhe të Urës nuk ka ndricim, ndërsa tabelat informuese janë dëmtuar e ndërsa pavarësisht se është një vepër e rëndësishme askush nuk kujdeset për të.
Cdo ditë ky objekt ndodhet në vështirësi dhe nësë vijon e njëjta gjëndje pa marrë asnjë masë pasojat do të bëhen edhe më të rënda.


