Në të njëjtin vend ku 73 vite më parë vuajtën torturat ç’njerëzore martirët e shpallur të Lumë nga Vatikani, arqipeshkëvia e Shkodrës në ish-burgun ku sot ndodhet muzeu i dëshmisë dhe kujtesës zhvilloi një ecje duke u lutur e kënduar këngë liturgjike për Imzot Vinçenc Prennushin dhe 37 shokët e tij martir. Arqipeshkëvi Massafra kaloi tek dera burgut që e cilësoi si dera e vdekjes në një shtegtim në gjurmët e martirëve

Ky kalim liturgjik vijoi nga muzeu i dëshmisë dhe kujtesës tek manastiri i Shën Kiarës që ndodhet ngjitur për të vijuar tek Kisha Stigmatine dhe për të përfunduar tek Kisha

Françeskane aty ku ndodhen eshtrat e Maria Tucit dhe Gaspër Sumës, si një ecje pendese dhe gëzimi tha arqipeshkëvi Massafra sepse fjala e fundit i takon vetëm Zotit dhe jo të keqit

Pikërisht me 5 nëntor Imzot Vinçenc Prennushi dhe 37 martirët u shpallën të Lumë nga Vatikani duke përbërë kështu një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme për kishën katolike shqiptare dhe popullin shqiptar.

Artikulli paraprakSHKODËR, BUJAR KAPEXHIU: QEVERIA E PAKUJDESSHME PËR ARTIN
Artikulli tjetër80-VJETORI ,SURPRIZON “MJESHTRI I MADH” RENATO RADOJA