Qytetarët e Shkodrës janë të ndarë lidhur me vendimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Për disa ky vendim është i gabuar pasi Berisha sipas tyre mbetet një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që pjesa tjetër e qytetarëve shprehen se largimi i Berishës duhej bërë kohë më pare.

Ashtu si deputetët brenda PD dhe thuajse e gjithë antarsia e kësaj force politike edhe qytetarët shkodran janë të ndarë në dy kampe pas këtij vendimi që përjashton liderin historik Sali Berisha nga PD.