Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka marrë një humbje në ndeshjen ndaj Partizanit në shifrat 1-3, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Pas kësaj sfide trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja tha se Vllaznia u penalizua në setin e parë të lojës ndërsa tekniku i Partizanit Ylli Tomorri tregon për objektivat.

Ndryshe nga meshkujt skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra mori një fitore ndaj Skenderbeut në shifrat 3-1 e luajtur po në Shkodër. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është luajtur edhe ndeshja e basketbollit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë e fituar nga vajzat shkodrane 87-58.

Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj thotë se objektiv i kuqebluve është një vend në Play Off mes katër ekipeve më të mira.

Ndeshja e fundit që mbylli mbrëmjen e 15 shkurtit në pallatin e sportit në Shkodër është miqësorja në basketbollin e meshkujve mes Vllaznisë dhe malazezëve të Studentski Centar e fituar nga kuqeblutë 79-65.

Basketbollistët e Vllaznisë zhvilluan këtë ndeshje miqësore duke shfrytëzuar kështu ndërprerjen e kampionatit kombëtar të basketbollit për shkak të grumbullimit të kombëtares shqiptare.

Artikulli paraprakSFIDA E RE NË “TIK TOK” PROBLEM PËR PRINDËRIT
Artikulli tjetërTAKIMI ME SHKENCËTAREN SHQIPTARE, META: FRYMËZUES MESAZHI I SAJ DREJTUAR TË RINJVE SHQIPTARE