Skuadra e famshme e Juventusit në futboll për femra ka mbërritur në qytetin e Shkodrës teksa do të kenë ndeshjen e turit të katërt kualifikues në Champions League. Ekipi i njohur italian ka zgjedhur mjediset e hotel Golden Palace në Shkodër për të qëndruar në këto ditë përpara ndeshjes së rëndësishmë që do të kenë me ekipin kuqeblu të Vllaznisë. Ekipi italian ka mbërritur rreth orës 19:00 në Shkodër duke zgjedhur kështu mjediset e hotel Golden Palace.

Kushtet shumë të mira në këtë hotel, qetësia absolute, mikëpritja e ngrohtë, mjediset luksoze, menuja e pasur dhe shërbimi profesional i të gjithë stafit kanë bërë që klubi i Juventus në futbollin e femrave të përzgjedh hotel Golden Palace gjatë qëndrimit në Shkodër.

Vajzat italiane do të luajnë ndaj Vllaznisë më 1 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në turin e katërt kualifikues të Champions League duke kërkuar një rezultat pozitiv që në këtë përballje të parë. Mësohet se ekipi italian nuk ka preferuar që të bëjë një stërvitje në Shkodër por vetëm do të shohin stadiumin “Loro Boriçi”, një xhiro në qytet dhe më pas do të pushojnë në kushtet komforte që ofron hotel Golden Palace.

Artikulli paraprakMBYTET NË PLAZHIN E SHËNGJINIT NJË 76-VJEÇAR NGA KOSOVA
Artikulli tjetër“NJERËZ MIKPRITËS”, STUDENTJA REFUGJATE AFGANE FLET PËR BBC NGA SHQIPËRIA: PO KUJDESEN PËR NE NË MËNYRË TË SHKËLQYER, MIRËNJOHËSE PËR SHËRBIMET E MIRËSINË