Pas tërmetit tragjik të dy ditëve më parë të gjithë jemi të shqetësuar për sigurinë e banesave tona. Por si paraqitet siguria e pallateve në qytetin e Shkodrës .Për këtë flet Rasim Halilaj Inxhinier Gjeolog, i cili siguron qytetarët se pallatet e reja janë më të sigurta se ato të ndërtuara përpara viteve 90. Sipas tij pallatet e vjetra pa diskutim që janë më të cënueshme nga goditjet e tërmetit.

Ndërkohë që zona e Durrësit u godit nga termeti shkatërrues të gjithëve na lind pyetja , po në Shkodër sa ishte forca e termetit?. Por për fat të keq qyteti i Shkodrës nuk ka një qendër matje sizmiologjike.

Inxhinieri Rasim Halilaj thotë se shkodra është një zonë me rrisk të lartë dhe gjithnjë e rrezikuar nga tërmetet. Ai tregon se Qarku I Shkodrës është i mbivendosur mbi një thyerje të fuqishme që njihet si thyerja Shkodër-Pejë që është ndër thyerjet më të mëdha tektonike.

Artikulli paraprakSHKODËR, KISHA SOLIDARIZOHET ME FAMILJET E DËMTUARA
Artikulli tjetërSHKODËR, NDIHMA PËR FAMILJET E PREKURA NGA TERMETI