Asnjëherë interneti nuk ka një siguri të veten siç mund të mendojnë prindër të ndryshëm apo edhe mësues të shkollave. Helga Sallaku eksperte e Teknologjisë së Informacionit shprehet se prindërit duhet të kenë një strategji edukative për fëmijët e tyre për përdorimin e internetit.

Ekspertja Sallaku tregon se cilat janë disa prej formave më të thjeshta për t’u mbrojtur që mund të përdoren nga prindërit për fëmijët e tyre gjatë përdorimit të internetit.

Rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe adoleshentëve në internet por edhe të rriturve janë të mëdha. Secili mund të bjerë pre e rrjeteve sociale dhe faqeve të ndryshme nëse nuk tregon kujdesin e duhur.

Një tjetër pikë e rëndësishme sipas ekspertes së teknologjisë është futja në kurrikulat e shkollës përdorimi dhe mbrojtja në internet. Sa i përket rrjeteve sociale që nuk janë të përshtatshme për fëmijët shteti duhet të gjejë disa mekanizma si bllokimi në orare të ndryshme apo shtimi i sigurisë.

Tre ditë më parë një 10 vjeçar në Gurin e Zi në Shkodër humbi jetën ndërsa dyshohet se ka rënë pre e rrjetit social Tik Tok. Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që krijojnë varësi nga rrjetet sociale sa vjen e shtohet teksa është kthyer në një fenomen problematik në Shqipëri.