Piktori i njohur shkodran Sytki Brahimi ka hapur ekspozitën e tij personale të quajtur “Aliazh”. Kjo ekspozitë u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër. Këto punime të piktorit Brahimi janë një bashkim metalash që sipas tij shfaqin edhe anën e brendshme të forcës së njeriut me qëllimin për të qenë më të forte.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka vlerësoi punimet si dhe artin e shfaqur nga piktori Sytki Brahimi.

Ekspozita “Aliazh” e piktorit Sytki Brahimi është ndarë në dy data të ndryshme për shkak të masave anti co vid dhe për t’i dhënë mundësinë të gjithëve që të shijojnë punimet e kësaj ekspozite.