“Dritë përtej errësirës” është ekspozita e hapur në mjediset e muzeut të dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër në kuadër të ditëve të kujtesës por edhe në 30-vjetorin e rikthimit të lirimit të besimit në Shqipëri që do të jetë këtë vit. Ekspozita shprehet kuratori Anton Grishaj është hapur me materiale fotografike dhe historike mbi persekutimin e klerit nga sistemi monist në Shqipëri.

Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra tha se historia nuk duhet harruar e madje kritikoi faktin që e kaluara moniste nuk është ende në tekstet shkollore por edhe faktin se ata që ishin pjesë e sistemit monist shpesh herë në ditët e sotme vlerësohen ose kanë edhe role drejtuese në politikë

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se kjo ekspozitë është vetëm një pjesë e vogël e persekucionit që duhet t’ia bëjmë të ditur shqiptarëve por edhe të huajve.

Në këtë ekspozitë shfaqen disa prej atyre klerikëve të cilët vuajtën deri duke u pushkatuar në komunizëm por edhe disa prej emrave të cilët ishin persekutorë gjatë asaj periudhe të zezë të historisë së Shqipërisë.

Artikulli paraprakZJARRI SHKODËR, 60 VETË PA STREHË, ÇDO GJË U DOGJ
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI I ATË DANJEL GJEÇAJ