Një ekspozitë mjaft e veçantë është hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër ka artisti i mirënjohur tashmë Myftar Cubi. Punime të bëra në mozaik janë një mjeshtëri e artistit Cubi i cili ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e parë në Shqipëri për të hapur këtë ekspozitë pas suksesit që ka patur në disa ekspozita ndërkombëtare.

Portrete të figurave më të rëndësishme historike, të politikës botërore e deri tek erosi ishin pjesë e kësaj ekspozite. Disa prej veprave të tij ndodhen në zyrat apo disa prej institucioneve më të rëndësishme të botës.

Një prej miqve të piktorit Cubi është kompozitori i njohur Jorgo Papingji i cili ishte i pranishëm në Shkodër duke vlerësuar mjeshtërinë në këtë ekspozitë.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka thotë se mozaikët e Myftar Cubit vijnë që pas shekullit të tretë me një mozaik që është në kalanë “Rozafa”.

Myftar Cubi mban një sërë vlerësimesh të rëndësishme brenda por edhe jashtë Shqipërisë ndërsa arti përmes mozaikëve ka tërhequr vëmendjen e artit edhe në shumë vende jashtë Shqipërisë.

Artikulli paraprakÇUDI NË SHKODËR, 85 VJEÇE E PANDEHUR PËR PRISHJE TË QETËSISË
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI PËR DITËN BOTËRORE TË MUZIKËS