Në muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet një ekspozitë e veçantë e cila do të sjellë krijmtarinë e disa prej fotografëve më të rëndësishëm të periudhës Osmane duke përfshirë dhe fotografitë e Shqipërisë të fotografit Pietro Marubbi. Fotot e Pietro Marubbit të sjella në këtë ekspozitë janë të zbuluara së fundmi pasi kanë qënë pjesë e koleksionit të Sulltan Abdyl Hamitit shprehet drejtori i muzeut Marubi Luçjan Bedeni.

Drejtori thekson se 98% e fotografive të koleksionit të Marubbit tashmë ndodhen në këtë muze.

Në koleksionin e fotografive të sulltan Abdyl Hamitit albumet me foto të Shkodrës të fotografit Marubbi u vendosën në arkivën e pallatit Yildiz në Stamboll. Ky artist që fotografoi qytetet e Shqipërisë duke ia shfaqur ato perandorisë Osmane kishte zënë vend në koleksionin e fotografive të sulltanit mes fotografëve më të famshëm në botë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MYFTIU PËRKUJTON RIHAPJEN E XHAMISË SË PLUMBIT
Artikulli tjetërPROJEKTI I LOREDANËS DHE DON XHON NUK ËSHTË THJESHT NJË KËNGË, POR NJË FILM!