Dy piktore, një shqiptare e Kosovës dhe tjetra nga lugina e Preshevës kanë sjellë në Shkodër ekspozitën e tyre të titualluar “Rreze”. Punimet e dy artisteve shqiptare Shkurte Ramushi dhe Leoneta Abdyli mbizotërohen nga shumë ngjyra duke mbledhur kujtime nga dielli e kujtimet këto rreze na fragmentojnë copëza toke të avulluara. Nëpër stuhi e mjegull ato kanë zgjedhur rrugën për të ndriquar jetë përmes pikaturave të tyre. Dy artistet që vijnë për herë të parë në Shkodër shprehen se kjo ekspozitë e tyre që lidhet me natyrën është edhe një mesazh për të mbrojtur mjedisin.

Rozafa Shpuza e Galerisë Oda në Shkodër shprehet se gjithnjë e më shumë në këtë galeri po vijnë për herë të parë artistë të afirmuar duke plotësuar qëllimin e kësaj galerie që nga momenti i hapjes së saj.

Ekspozita me pikturat e dy shqiptareve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, Shkurte Ramushi dhe Leoneta Abdyli mori vlerësimin e publikut shkodran të pranishëm në këtë ekspozitë.

Artikulli paraprakSHKODËR, BORA BLLOKON AKSIN BOGË-QAFË THORE
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË ME BUKURITË E KENIAS