Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” është hapur ekspozita “Shtatë fotografë shqiptar, Një Rezidencë” që vjen nga 7 fotograf të rinj gjashtë prej të cilëve nuk jetojnë në Shqipëri. Përmes fotove por edhe videove kanë sjellë artin e tyre që flet për plagën e emigracionit që vazhdon të jetë prezente edhe në ditët e sotme por edhe shtresat në nevojë dhe disa tema të tjera interesante ndërsa tregojnë se për fotografët shqiptar tregu i këtij arti është i vështirë

Kuratori i ekspozitës François Cheval, një artist i njohur francez u shpreh se kjo ekspozitë që trajton disa fenomene vjen si një detyrë që artistët kanë për të treguar realitetin.

“Çdo vend ka nevojë të reflektojë. Shqipëria është një vend i vjetër por që vjen nga një diktaturë e egër dhe natyrisht artistët e kanë për detyrë që të hartojnë një kuadër për të treguar ndryshimet nga kanë kaluar dhe realitetin e sotëm.

Nuk jam i pari ai që them që në internet na ofrohen imazhet e një cilësie jo të mirë dhe natyrisht është detyra e artistit i cili duhet të punojë dhe të ofrojë realitetin ashtu siç është por edhe një panoramë të gjërë të asaj që eksizton me të vërtetë sepse bota është komplekse dhe duhet ta paraqesim të gjithë kompleksitetin e saj”.

Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni shprehet se kjo ekspozitë erdhi edhe si një mbështetje për artistët e rinj.

Shtatë fotografët dhe kuratori janë ftuar nga Art House dhe Muzeu “Marubi”. Fotografët Abi Shehu, Bib Frrokaj, Elton Gllava, Erdiola Mustafaj, Erjola Zhuka, Marlin Dedaj dhe Orestia Kapidani janë përzgjedhur në edicionin e tretë të “Art House School” e titulluar “Pas Imazhit”. Ekspozita u organizua në hapësirat e muzeut “Marubi” dhe Art House, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, Art House dhe Ministrisë së Kulturës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI META KRITIKA TË FORTA PËR LIRINË E MEDIAS
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKTHEHET “KUMARXHIU” PËR 70-VJETORIN E TEATRIT