Kuvendi Françeskan në Shkodër botoi të plotë veprën e Atë Gjergj Fishtës në 150 vjetorin e lindjes të kolosit të letrave shqipe. Një prej atyre që fha kontributin e tij është edhe profesor Mark Marku i cili u shpreh se në tekstet shkollore Fishta është shumë pak prezent dhe se në këto 30 vite ka patur një tendencë për të lënë në hije veprën e tij.

Profesor Marku e cilëson Fishtën si një themelues të letërsisë shqipe bashkë me Konicën.
Profesori i letërsisë në universitetin e Shkodrës Vincenc Marku gjatë publikimit të dorëshkrimeve origjinale të Fishtës në bibliotekën franceskane në Shkodër tha se këto dorëshkrime janë një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare që kanë arritur të ruhen deri në ditët e sotme.

Ekspozita me dorëshkrimet e Atë Gjergj Fishtës, objektet personale si ky bastun i Fishtës por edhe blenet e para të tij tërhoqën vëmendjen e personaliteteve të pranishëm në 150 vjetorin e lindjes të Fishtës ndërsa kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur dëri më 23 tetor të këtij viti.