Një ekspozitë me punime qeramike të bërë nga të rinj që kryesisht nuk janë marrë asnjëherë me qeramikën u shfaq në Galerinë e Arteve në Shkodër. Udhëheqësi artistik i ekspozitës, skulptori Petrit Bilali u shpreh se të rinjtë kanë paraqitur punime të antikitetit por edhe moderne.

Skulptori i ri Nard Zajeti provoi aftësitë e tij edhe në qeramikë bashkë me artistët e tjerë të rinj.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka tha se me këtë mënyrë dalin në pah artistët e fshehur të qytetit të Shkodrës.

Ekspozita me punimet prej qeramike e quajtur “Forma prej dheut” erdhi në kuadër të Programeve të Edukimit Artistik të bashkisë Shkodër që u udhëhoq përmes një trajnimi nga skulptori Petrit Bilali duke përfunduar me këtë ekspozitë.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSIDENT ME PESË MAKINA, S’KA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërELEMINIMI NGA KUPA, TIRANA SHKARKON TRAJNERIN EMMANUEL EGBO: VENDIMI PAS ECURISË JO TË MIRË TË SKUADRËS NË NDESHJET E FUNDIT