Një ekspozitë me skica të artistit austriak Leopold Forstner është hapur në qytetin e Shkodrës. Forstner jetoi në Shkodër në vitin 1918 dhe u frymëzua nga ky qytet duke profilizuar kështu në stile të reja artistike me skicat e tij. Skicat janë mundësuar nga Pjetër Logoreci, shkodrani i cili jeton në Vjenë dhe hapi këtë ekspozitë në mjediset e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”.

Skicat e artistit Forstner janë zbuluar në mënyrë rastësore nga Logoreci i cili më pas vendosi që t’i marrë dhë të hapë këtë ekspozitë.

Pavarësisht se këto skicat të artistit të mirënjohur Forstner kanë një vlerë historike dhe kulturore për Shqipërinë, shtetin shqiptar nuk ka treguar asnjë lloj interesi shprehet Logoreci.

Vizatimet e Leopold Forstner, të vitit 1917, kryesisht janë me motive nga jeta në Shkodër, por edhe në Lezhë, Tiranë, Elbasan, Shkup, Prizren etj ndërsa artisti austriak ka mundësuar edhe personazhe të këtyre qyteteve të asaj kohe.

 

Artikulli paraprakROMEO SUPRIZON NGA QIELLI DONALDIN NE SHTEPINE E BIG BROTHER VIP
Artikulli tjetërSHKODËR, 31 VJETORI I RIHAPJES SË XHAMISË SË PLUMBIT