Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e se shtunes pranë fshatit Mushan në Shkodër ku ka mbetur i vrarë 46-vjeçari me iniciale R.H.
46-vjeçari është ekzekutuar në makinën e tij tip “BMË” pranë një karburanti në këtë zonë.
Ne njoftimin e plote policia thote se:
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea