Në famullinë e Shën Shtjefnit në Shkodër, shkrimtarja Elena Kocaqi ka promovuar dy librat e saj “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878 – 1918” dhe “Pellazgët – Origjina e Shqiptarëve”. Autorja Elena Kocaqi thotë se botimi I këtyre librave pasohet nga një punë e madhe dhe studime të mirëfillta për historinë shqiptare.

Historiania shton se studimet për pellazgët janë të shumtë, por në librin e saj të fundit studimi është më I thelluar dhe me informacione ekskluzive.

Famullitari Dom Vlash Palaj vlerëson kontributin e historianes për hulumtimin e historisë shqiptare

Elena Kocaqi është një historiane shqiptare. Ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe Shkenca Politike po në Universitetin e Tiranës.