Degët infermieri, mami dhe fizioterapi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pothuajse kanë plotësuar kuotat me student që në fazën e parë të regjistrimeve për vitin e ri akademik.

Ndryshe nga fakultete të tjera që kanë një numër jo shumë të lartë studentësh, tek infermieria, mami dhe fizioterapia, shprehet Emiljano Pjetri, shef departamenti i këtyre degëve kuotat janë plotësuar duke qenë degët e preferuara të studentëve.

Një prej arsyeve kryesore përse studentët preferojnë degët e infermierisë, mamisë dhe fizioterapisë është edhe fakti se të rinjtë pas studimeve kanë mundësi që të gjejnë një punë në Gjermani apo vende të tjera të Europës sepse këto profesione janë të kërkuara.

Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do vijojë faza e dytë e regjistrimeve ndërsa pritet të vendoset data se kur do të nisë viti i ri akademik që nuk është përcaktuar ende. Studentët dhe pedagogët kanë detyrim vaksinimin ndaj COVID-19 ose në të kundërt nuk do lejohen të futen në auditore.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET NDJESHËM INTERESI I TË RINJVE PËR TU VAKSINUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, “MIA BABY SPA” QENDRA E PARË PËR FËMIJË