Ditët e fundit vihet re një ulje e numrit të të prekurve me Covid-19 në Shqipëri. Edhe në qytetin e Shkodrës shihet një rënie e numrit të të prekurve por dhe të viktimave nga Covid-19 thotë shefja e departamentit të epidemilogjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër, Dhurata Hysa.

Rënien e këtyre numrave të të infektuarve dhe fataliteteve epidemiologia Hysa e lidh me efektin pozitiv të vaksinimit për parandalimin e përhapjes së virusit.

Numri i testimeve nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të bëhën rregullisht me intensitet thekson Hysa.

Sipas të dhënavë që njësia e kujdesit shëndetësor në Shkodër raporton çdo ditë kryhen rreth 150-200 testime për evidentimin dhe parandalimin në kohë të përhapjes së Covid-19.