Ky është një grup i unversitetit bujqësor të Tiranës i cili ka mbërritur sot për të bërë një kërkim ujor në liqenin e Shkodrës. Lektorët dhe studentët e patën të pamundur për të kryer kërkimin e tyre për shkak se ata u përballën me një situatë të pazakontë.

Vendi ku do shkonin ishte pikërisht aty ku ka ndodhur vrasja e shtetasit Endri Mustafa. Lektorja Erdona Demiraj tregon se duhet të presin disa orë derisa policia të kryej veprimet hetimore.

Lektorja Demiraj pjesë e departamentit të mjedisit dhe burimeve natyrore në universitetin bujqësor të Tiranës tregon edhe për kërkimin ujor me studentët në liqenin e Shkodrës.

Pasi policia përfundoi veprimet hetimore në vendngjarje atëherë grupi nga universiteti i Tiranës arritën të vijojnë punën kërkimore në liqenin e Shkodrës.