Pas dy vitesh mungesë estrada e teatrit “Migjeni” do të rikthehet në skenë për publikun shkodran me një komedi që do të jetë premierë rreth datës 10 nëntor të këtij viti thotë drejtorja e teatrit Rita Gjeka.

“Koncert në kohë pandemie” quhet komedia që do vijë për publikun me regjinë e Ismet Drishtit i cili rikthehet në qytetin e tij dhe në teatrin “Migjeni” pas 23 vitesh ndërsa skenarist do të jetë Armir Shkurti.

Pjesë e kësaj premier të estradës së Shkodrës në nëntor do të jenë edhe kolosët e humorit shkodran e atij shqiptar si Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhai por bashkë edhe me brezin e ri për të vijuar traditën e humorit në Shkodër.

Kjo komedi do të jetë edhe si një pikënisje për t’i dhënë një shans brezit të ri të aktorëve të humorit që të vijojnë në gjurmët e artistëve të mëdhenj shkodran të cilët deri më tani kanë mbajtur lart në gjitha trevat shqipfolëse humorin e qytetit të tyre.