Pritet që shumë shpejt produktet ushqimore të ndryshme të shoqërohen me etiketa të një cilësie më të lartë, të cilat do të përcaktojnë datën e saktë të skadencës së çdo produkti ndërsa do të shoqërohen me elemente të tjera shtesë sa I takon energjive apo kalorive që kanë.

Hamdi Mlloja, specialist ushqimor pranë Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër bën të ditur se brenda pak kohësh do të impelentohet ky vendim I Këshillit të Ministrave I cili rrit cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorit shqiptar.

Afati për implementimin e këtij vendimi ka qenë I parashikuar për 2 vite. Specialisti ushqimor Hamdi Mlloja tregon se tani po punohet intensivisht për përmbylljen ligjore të këtij vendimi.

Siguria e produkteve ushqimore, kryesisht në qytetin e Shkodrës është një nga problematikat e trajtuara disa herë në media, ku qytetarët kanë pohuar se dyshojnë në vërtetësinë e etiketave shpjeguese të produkteve të ndryshme.

Me fillimin e përdorimit të etiketave të reja, pritet që situata të ketë një përmirësim të ndjeshëm.