Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në bashkëpunim me “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe “Lëviz Albania” kanë bërë të mundur hapjen e Klinikës Ligjore pranë fakultetit të drejtësisë në Shkodër. Drejtori ekzekutiv i “LëvizAlbania”, Erton Kashta shpjegon qëllimin e krijimit të kësaj Klinike. Drejtori Kashta thekson se klinika ofron ndihmë ligjore falas për qytetarët si dhe edukimin ligjor të tyre.

Rektorja e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prf. Dr. Suzana Golemi thekson se angazhimi i studentëve të fakultetit të drejtësisë në këtë klinikë do t’i japë mundësi atyre të fitojnë eksperiencën e duhur për të ardhmen.

Krijimi i kësaj Klinike Ligjore është një moment i rëndësishëm për univeristetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër edhe për fakultetin e drejtësisë thekson dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Gaspër Kokaj.

Në fund të ceremonisë së hapjes së kësaj klinike u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe “Lëviz Albania”.

Artikulli paraprakTESTI I MATEMATIKËS, MINISTRJA KUSHI: VENDOSËM TË ULIM KUFIRIN MINIMAL TË PIKËVE PËR ÇDO NOTË
Artikulli tjetërSHKODËR, KREU I UJËSJELLËSIT: 24 ORË UJË NË ZONAT TURISTIKE