Fëmijë të zonave rurale por edhe të qytetit të Shkodrës të cilët jetojnë në vështirësi kanë patur mundësi që 1 qershorin ditën e fëmijëve të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre. “Familja Kolping” në Shkodër organizoi një aktivitet të quajtur “Fëmijët për Fëmijët”. Më shumë se 30 fëmijë morën dhurata të ndryshme të përgatitur nga bashkëmoshatarë të tyre duke i bërë edhe ata që të gëzojnë në këtë 1 qershor.

Ndërkohë përvei bërë edhe ata që të gëzojnë në këtë 1 qershor. Ndërkohë përveç dhuratave, fëmijët e pranishëm morën pjesë edhe në një aktivitet argëtues të përgatitur nga “Familja Kolping” me recitime, lojëra të ndryshme dhe këngë.

Organizatorja e këtij aktiviteti Jozefina Delia shprehet e lumtur që fëmijët të cilët jetojnë mes vështirësive u gëzuan në kuadër të festës së 1 qershorit.

Disa prej fëmijëve që dhuruan iu bashkuan kësaj feste tek “Familja Kolping”.
Edhe në vazhdimësi “Familja Kopling” në Shkodër do vijojë t’ju gjendet pranë këtyre familjeve përmes ndihmave të ndryshme dhe aktiviteteve që organizohen përgjatë gjithë vitit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E HAPUR NË SHKOLLËN “HAMDI BUSHATI”
Artikulli tjetërMANASTIRLIU TAKON HOMOLOGUN TURK KOCA: PLAN KONKRET PËR MODELIN E RI TË MENAXHIMIT SPITALOR, BASHKËPUNIM PËR SHËRBIMIN FARMACEUTIK