Për festën e të gjithë shenjtërve në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër janë kremtuar tri mesha një ditë më parë.

Në meshën e tretë të kremtuar nga famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj gjatë predikimit u tha besimtarëve të pranishëm se bota s’ka kuptim pa Zotin

Famullitari Palaj i quajti të shëmtuar ata që kërkojnë të imitojnë të pasurit por edhe ata të pasur që abuzojnë me gjithçka vetëm për pasurinë e tyre

Një tjetër mesazh famullitari Palaj përcolli për të gjithë shoqërinë duke thënë se duhet t’i bëjmë gjërat me zemër në mënyrë që jetët tona të ndryshojnë sepse sipas tij në ditët që jemi po ndodh e kundërta, gjë e cila na dëmton të gjithëve

Besimtarët në këtë meshë të shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” janë lutur në festën e të gjithë shenjtërve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, MASSAFRA: EDHE POLITIKA T’I BËJË ME DASHURI PUNËT
Artikulli tjetërHISTORIA, 18-VJEÇARJA BOTON LIBRIN ME THËNIE FILOZOFIKE