Inspektoriati Shtetëror i Punës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve fason në Shkodër me qëllim ndaljen e informaliteti dhe njohjen e problematikave me të cilat po përballet ky sektor në periudhën e krizës ekonomike. Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro – Export” dhe iniciator i këtij takimi sqaroi rëndësinë që ka një takim i tillë për adresimin e problematikave në institucionet shtetërore.
Irida Qosja, përgjegjëse në Inspektoriatin Shtetëror të punës tha se në Shkodër problem mbetet deklarimi i orëve të punës të punonjësve.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Arbër Leknikaj, drejtor rajonal i Inspektoriatit të Punës në Shkodër. Për të problem janë edhe moszbatimi i kontratave të punës.
Ndërkohë, administratorët e biznesve fasonë kërkojnë bashkëpunimin me Inspektoriatin Shtetëror të Punës për zbatimin e ligjeve në fuqi, ndërsa shtojnë se sfidë për ta mbetet mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe ndikimi nga kriza ekonomike.
Rol kyq në këtë proces ka edhe bashkëpunimi me sindikatën e punës në Shkodër. Një bashkëpunim ky që sipas administratorëve të fasonerive nuk rezulton mjaft efektiv.