
Është prezantuar në Shkodër faza e dytë e projektit Veprimi për Bunën II i organizatës Instituti për Ruajtjen e Natyrës. Në këtë fazë është bërë e mundur zbatimi i planit të menaxhimit për lumin Buna si dhe dhënia e shumës së këtij projekti prej 104 mijë eurosh në total e ndarë në grante për shoqata por edhe individë të cilët jetojnë rreth lumit Buna për ruajtjen, mbrojtjen e mjedisit atje por edhe zhvillimin.
Genti Krodhima, President i INCA në Shqipëri tregon për rëndësinë e projektit Veprimi për Bunën II.
Përgjatë lumit Buna ndërtimet e bëra në këto 30 vite e kanë dëmtuar shprehet Krodhima mjedisin atje duke kërkuar që të ketë ndërhyrje si dhe të mos lejohen ndërtime të tjera të cilat ndikojnë edhe tek përmbytjet.
Projekti Veprimi për Bunën II i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mbyllet vitin e ardhshëm ndërsa fondi prej 104 mijë euro është dhënë nga fondacioni francez MAVA.


