Gjatë verës, kur pritej të rritet interesi I lexuesve gjatë pushimeve verore, situata nuk paraqitet shumë premtuese. Altin Djepaxhija, përgjegjës në librarinë “Ora e Shkodrës” tregon se në dy vitet e fundit, edhe për shkak të pandemisë, ka rënë kërkesa për blerjen e librave nga fëmijët por edhe të rriturit.

Djepaxhija shton se interesin më të madh për të lexuar e kanë moshat e vogla, për shkak të kurrikulave mësimore, po ashtu edhe lexuesit e rregullt. Ndërsa përjashton lexuesit e rinj.

Njëkohësh me rënien e numrit të qytetarëve që frekuentojnë libraritë e qytetit, rënia e interesit për të lexuar libra veror pasqyrohet edhe në biblioteka, ku të paktë janë kryesisht të rinjtë të cilët zgjedhin të lexojnë një libër para qëndrimit në kafene apo lundrimit në internet